Vendkalimi kufitar Rafa mes Egjiptit dhe Gazës është hapur për dërgesa të ndihmës humanitare
- - Vendkalimi kufitar Rafa mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës sot ishte hapur për dërgesë të ndihmës humanitare për enklavën palestineze, i bllokuar pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, njoftuan agjencitë e huaja.
- Post By Fitore Curri
- 11:36, 21 tetor, 2023

Gazë, 21 tetor 2023 (MIA) - Vendkalimi kufitar Rafa mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës sot ishte hapur për dërgesë të ndihmës humanitare për enklavën palestineze, i bllokuar pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, njoftuan agjencitë e huaja.
Hamasi thotë se ndihma përfshin "ilaçe, materiale medicinale dhe sasi të kufizuar të ushqimit (ushqim i konservuar).
Sipas lëvizjes palestineze, kolona përbëhet nga 20 kamionë.
Më parë, ambasada amerikane në Izrael njoftoi se vendkalimi kufitar Rafa do të jetë i hapur për të huajt të cilët duan të largohen nga Rripi i Gazës. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s