• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendi i vetëm ku mund të shkojë popullata në Gazë, vendi ku civilët jetojnë mes të vdekurve

Vendi i vetëm ku mund të shkojë popullata në Gazë, vendi ku civilët jetojnë mes të vdekurve

3 gusht 2024 

Skaj Njuz - Londër

Në Gazë ka vetëm një vend ku civilët mund të shkojnë.

Quhet Al Mavasi, përmbledhje e fushave, rërës dhe ndërtesave të rrënuara, të cilat janë të mbipopulluara me numër të madh të njerëzve. Sipas Forcave izraelite ndërkombëtare (IDF), rreth 1,9 milionë njerëz janë të ngujuar në këtë territor.

Izraeli e ka caktuar këtë vend si një "zonë humanitare", ku civilët mund të gjejnë pushim nga luftimet - por organizatat ndërkombëtare të ndihmës thonë se Al Masavi nuk është as human, e as i sigurt dhe përbën një shkelje të madhe të së drejtës ndërkombëtare.

Me pak rrugë dhe pak ujë të freskët, ky rrip bregdetar asnjëherë nuk është llogaritur i volitshëm për jetesë, ndërsa organizatat humanitare pohojnë se Izraeli, si fuqi okupatore, vazhdimisht ka refuzuar t'i shqyrtojë nevojat e atyre që jetojnë tani aty.

Ekipi i ynë ka gjetur dhjetëra persona të shpërngulur, të arritur në Al Masavi, si vendosin strehimore në kuadër të varrezave funksionale.

Jetesa me të vdekurit, na thanë, ka qenë opsioni i tyre i vetëm. "Ku do të shkonit?", tha njëri prej tyre.

"Al Masavi është i mbipopulluar. Këtu jemi me miqtë dhe familjen e vdekur, sido që të jetë së shpejti do të jemi me ta", thotë personi.

Edhe krahas mbipopullimit, ka pjesë të Al Masavit ku njerëzit thjeshtë nuk mund të imagjinojnë jetë. Pa kurrfarë infrastrukturë urbane, grumbuj të mëdhenj mbeturinash dhe pellgje me ujëra të patrajtuara të zeza tani dominojnë në disa pjesë të territorit.

Si rezultat të kësaj, njerëzit sëmuren. "Të gjithë sëmuren, na kafshojnë insekte, nuk dimë as për çfarë insektesh bëhet fjalë", tha një njeri me emrin Ibrahim.

Skot Anderson është shef i misionit të KB-së në Gazë, i njohur si UNRWA.

Ai thotë se është vështirë të besohet se çka po ndodh. “Është kaq e frikshme. Pothuajse si një film fantastiko-shkencor, një fantastiko-shkencore apokaliptike post-distopike…ka grumbuj rrënojash, grumbuj mbeturinash në rrugë, rrugë me ujëra të zeza që rrjedhin nëpër to. Dhe situata është aq e tmerrshme për të gjithë ata që janë këtu dhe thjesht vetëm përpiqen të mbijetojnë", theksoi ai.

Mustafa Abu Luli dhe familja e tij jetojnë në tendë në afërsi të një grumbulli të mbetiurinave. Fëmijët e tij kanë skuqje që mbulon tërë trupin e tyre.

"Ja një nga fëmijët, shikoni çka ka ndodhur, shikoni si vuan, askush nuk mund të më ndihmojë. Askush nuk mund të me japë kremë", na tha ai.

Shefi i KB-së në Gazë na tha se ai sapo e ka informuar ministrin britanik të Punëve të Jashtme Dejvid Lami dhe kryeprokurorin Riçard Hermern për realitetin e hidhur në Al Masavi.

Ai tha se shpreson se Lami do t'i shfrytëzon ato informata "që të angazhohet para Qeverisë së Izraelit".

Megjithaë, gjëja e vetme që do të bëjë dallim demonstrativ është armëpushimi dhe kjo duhet të ndodh së shpejti pasi jeta në Al Masavi u bë e padurueshme. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR