• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet perëndimore po e ndjekin me kujdes situatën e kryengritjes ushtarake në Rusi

Vendet perëndimore po e ndjekin me kujdes situatën e kryengritjes ushtarake në Rusi

Londër / Paris / Berlin, 24 qershor (MIA) - Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Polonia dhe Italia veçmas kanë njoftuar se me kujdes janë duke i ndjekur ngjarjet në Rusi, pasi shefi i formacionit ushtarak privat "Vagner", mbrëmë ka filluar me kryengritje të armatosur kundër autoriteteve ruse. 

"Në orët në vazhdim, besnikëria e forcave ruse të sigurisë, dhe veçanërisht e Gardës Kombëtare, do të jetë çelësi për zhvillimin e kësaj krize. Kjo është sfida më e rëndësishme për shtetin rus në kohët e fundit”, thuhet në buletinin e rregullt ditor të inteligjencës së Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Londra theksoi se "Vagner" e Prigozhinit kaloi nga pjesë të Ukrainës nën pushtimin rus në vetë Rusinë në të paktën dy vende dhe se ai "pothuajse me siguri" ka zënë pozicione kyçe të sigurisë në Rostov mbi Don.

"Njësi shtesë të Vagnerit po lëvizin në veri përmes rajonit të Voronezh, pothuajse me siguri me synimin për të arritur në Moskë", thuhet në deklaratë.

Megjithatë, autoritetet britanike shtuan se ka"prova shumë të kufizuara" të luftimeve midis "Vagnerit" dhe forcave ruse të sigurisë.

"Disa ndoshta mbetën pasivë, duke rënë dakord në heshtje me Vagnerit," theksojnë që atje.

Në udhëzimet e përditësuara deri te qytetarët britanikë, Ministria e Jashtme britanike tha se raportet tregojnë "tensione ushtarake në rajonin e Rostovit dhe rrezikun e trazirave të mëtejshme në vend".

Presidenti polak Andzhej Duda në Tuiter njoftoi se në mëngjes ka zhvilluar konsultime me kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, si dhe me aleatët për situatën në Rusi.

"Ecuria e ngjarjeve jashtë kufirit tonë lindor monitorohet vazhdimisht”, ka shkruar ai.

Pallati i Eliseut njoftoi se presidenti Emanuel Makron me kujdes po e ndjek situatën në Rusi. "Mbetemi të fokusuar në mbështetjen e Ukrainës", njoftoi pallati Elisej. 

Zëdhënësi i Qeverië gjermane njoftoi se Qeveria "me kujdes po i ndjek ngjarjet në Rusi". 

Kabintei i kryeministres italiane Xhorxha Meloni njoftoi se ajo "me kujdes po i ndjek ngjarjet në Rusi të cilat tregojnë se sulmi ndaj Ukrainës parashikon jostabilitet në Rusi". qa/shk/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR