• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet e BE-së kanë miratuar rregulla për uljen e hendekut gjinor të pagave

Vendet e BE-së kanë miratuar rregulla për uljen e hendekut gjinor të pagave

Bruksel, 24 prill 2023 (MIA) - Vendet anëtare të BE-së kanë miratuar rregulla të reja për zvogëlimin e pabarazisë në paga mes burrave dhe grave në Bashkimin Evropian, njoftoi DPA.

Rregullorja e transparencës së pagave do të ndihmojë në "mbylljen e hendekut gjinor të pagave" dhe luftimin e diskriminimit të pagave, thuhet në kumtesën e Këshillit të BE-së.

Gratë në BE aktualisht fitojnë mesatarisht 13 për qind më pak se burrat.

Ligji përmban masa detyruese që detyrojnë kompanitë me më shumë se 250 punonjës që çdo vit t'u paraqesin raporte autoriteteve kombëtare mbi hendekun e pagave midis burrave dhe grave.

Nëse diferenca e pagës është më e madhe se pesë për qind dhe nuk mund të justifikohet me kritere objektive, kompanitë do të duhet të veprojnë për uljen e diferencës së pagës në bashkëpunim me përfaqësuesit e punonjësve.

Masat e tjera i detyrojnë kompanitë të publikojnë informacione për pagat në shpalljet e punës, ndërsa është e ndaluar pyetja e kandidatëve për pagat e tyre të mëparshme.

Gjatë punësimit, punonjësit do të kenë të drejtë të kërkojnë informacione edhe nga punëdhënësit për shumën e pagës mesatare sipas gjinisë për punonjësit që kryejnë të njëjtën punë ose punë me të njëjtën vlerë.

Punonjësit gjithashtu duhet të kenë qasje në kriteret objektive për përcaktimin e pagës dhe ngritjes në detyrë.

Në rastet e diskriminimit të pagave në bazë të gjinisë, barra e provës i kalon punëdhënësit.

Vendet anëtare duhet të zbatojnë dispozitat e miratuara në nivel të BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar brenda tre viteve

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR