• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet e BE-së japin dritë të gjelbër për ligjin e parë për inteligjencë artificiale

Vendet e BE-së japin dritë të gjelbër për ligjin e parë për inteligjencë artificiale

Bruksel, 2 shkurt 2024 (MIA) - Vendet anëtare të BE-së pas negociatave intensive miratuan ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale, kumtoi presidenca belge e Këshillit të BE-së.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në takimin e sotëm “njëzëri konfirmuan” marrëveshjen politike të arritur në dhjetor mes vendeve dhe eurodeputetëve, bën të ditur presidenca belge në “X”.

Disa vende, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, ngritën çështje shqetësuese që u morën parasysh përpara se teksti të finalizohej, thonë burimet diplomatike.

“Ky ligj për inteligjencën artificiale është një hap i rëndësishëm për vendosjen e rregullave të para në planet për inteligjencën artificiale, të cilat do ta bëjnë atë më të sigurt dhe do të respektojnë të drejtat themelore të BE-së", konfirmoi presidenca belge.

Komisari evropian për tregun e brendshëm Tieri Breton përshëndeti "dispozitën historike dhe të parë të këtij lloji në mbarë botën".

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR