Vendet e BE-së do të trajnojnë 30.000 ushtarë ukrainas
- Vendet e Bashkimit Evropian do të trajnojnë 30.000 ushtarë ukrainas në vitin 2023, njoftoi Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ndërsa ushtria e vendit nisi një kundërofensivë për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Kiev, 20 qershor 2023 (MIA) - Vendet e Bashkimit Evropian do të trajnojnë 30.000 ushtarë ukrainas në vitin 2023, njoftoi Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ndërsa ushtria e vendit nisi një kundërofensivë për çlirimin e territoreve të pushtuara nga Rusia.
"Në vitin 2023, në kuadër të misionit për ndihmë ushtarake të BE-së për Ukrainën, është planifikuar që të trajnohen 30.000 ushtarë të Forcave të armatosura të Ukrainës, duke përfshirë edhe ushtarë të Forcave të mbrojtjes territoriale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, të publikuar në "Telegram". qa/bsh/