• e martë, 24 dhjetor 2024

Vendet anëtare të BE-së e harmonizuan tekstin e Ligjit për solidaritetin kibernetikë

Vendet anëtare të BE-së e harmonizuan tekstin e Ligjit për solidaritetin kibernetikë

Bruksel, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Këshilli i përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER) në mbledhjen e sotme harmonizoi qëndrimin për Ligjin për solidaritet kibernetikë, qëllimi i të cilit është forcimi i solidaritetit dhe kapacitetet e BE-së për zbulimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve dhe incidenteve që lidhen për sigurinë në sferën digjitale.

Siç kumtoi Këshilli Evropian, kjo rregullore do e bëj BE-në më elastike dhe të gatshme për të reaguar ndaj kërcënimeve kibernetike, duke i forcuar në të njëjtën kohë mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare.

Sipas ministrit spanjoll për transformim digjital Hoze Luis Eskriva, marrëveshja e arritur përfaqëson edhe një hap para drejt forcimit të rezistencës kibernetike të Evropës.

 "Rregullorja do t'i forcojë kapacitetet e Evropës dhe të vendeve anëtare për parandalim, përgjigje dhe rikuperim nga kërcënimet dhe sulmet e mëdha kibernetike në një mënyrë më cilësore", theksoi Eskriva.

Me propozimin e kësaj rregulloreje, Komisioni Evropian synoi të rrisë ndërgjegjësimin për kërcënimet që lidhen me sigurinë kibernetike, të forcojë gatishmërinë dhe mbrojtjen e subjekteve kritike dhe shërbimeve thelbësore, si spitalet dhe shërbimet publike, nga sulmet kibernetike, për të rritur solidaritetin në nivel të BE-së në përballjen e krizave në këtë segment dhe për të siguruar një mjedis digjital të sigurt për qytetarët dhe bizneset.

Për zbulim të shpejtë dhe cilësorë të kërcënimeve të mëdha kibernetike, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli me këtë propozimi parashihet themelimi i "Mburojës kibernetike evropiane", si infrastrukturë pan evropiane e përbërë nga qendra operacionale të sigurisë kombëtare dhe ndërkufitare në kuadër të BE-së përgjegjëse për shkëmbimin e informacionit dhe për të zbuluar dhe luftuar kërcënimet kibernetike.

"Mburoja" do të përdorë teknologjinë më të avancuar, të tilla si inteligjenca artificiale dhe analitikë e avancuar e të dhënave për të zbuluar dhe ndarë paralajmërimet në kohë të kërcënimeve dhe incidenteve kibernetike duke u mundësuar autoriteteve dhe subjekteve përkatëse të shteteve anëtare të përgjigjen në mënyrë më efikase ndaj incidenteve të mëdha kibernetike.

Projekt-rregullorja parashikon gjithashtu krijimin e një mekanizmi të reagimit kibernetik emergjent për të rritur gatishmërinë dhe për të përmirësuar kapacitetet e reagimit ndaj incidenteve në sektorin digjital të BE-së.

Në versionin e harmonizuar nga Koreper ndër të tjera, disa dispozita janë përshtatur me specifikimet e shteteve anëtare individuale, nenet që lidhen me sigurinë kombëtare janë specifikuar, teksti është përafruar me rregulloret legjislative përkatëse dhe është specifikuar dhe forcuar roli i Agjencisë Evropiane të Sigurisë Kibernetike (ENISA).

Në fazën tjetër për miratimin e Ligjit do të vijojnë negociatat mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian në kuadër të “trialogut” për harmonizimin e versionit përfundimtar të tekstit- ligjor. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR