• e enjte, 04 dhjetor 2025

Vendet anëtare të BE-së e harmonizuan qëndrimin e tyre negociues për Rregulloren për ndërprerjen e importit të energjencës ruse

Vendet anëtare të BE-së e harmonizuan qëndrimin e tyre negociues për Rregulloren për ndërprerjen e importit të energjencës ruse

Bruksel, 20 tetor 2025 (MIA) - Këshilli i BE-së sot ka arritur marrëveshjen për qëndrimin negociuese të vendeve anëtare për Propozim-rregulloren për ndalimin e importit të energjencës ruse, pasi të enjten dokumenti u miratua me shumicë dërmuese nga komitetet për industri, hulumtime dhe energjetikë dhe për tregti ndërkombëtare të Parlamentit Evropian. 

Sipas ministrit danez për Klimë Energjetike dhe Shërbime Komunale, Las Agas me miratimin e rregullores së propozuar pëlrfundimisht do t'i pamundësohet gazit rus hyrja në Evropë. 

Qëllimi i Rregullores është t’i jepet fund varësisë së Unioit nga energjenca ruse dhe të parandalohet që në të ardhmen Rusia t’i përdorë gazin dhe naftën si mjete presioni.

Sipas rregullores së propozuar, nga 1 janari i vitit 2026 të fillojë ndalimi gradual i importit të energjencës ruse, ndërsa nga 1 janari i vitit 2028 do të hyjë në fuqi ndalimi i plotë i importit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia. Në këtë periudhë do të lejohet vetëm importi i kontraktuar para datës 17 qershor 2025 edhe atë deri më 17 qershor 2026 për kontratat afatshkurtra dhe deri më 1 janar 2028 për ato afatgjata. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR