• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vende-anëtare të BE-së ende pa marrëveshje për dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë

Vende-anëtare të BE-së ende pa marrëveshje për dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë

Luksemurg, 22 prill 2024 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian sot kanë njoftuar se shqyrtojnë mënyra për dërgesën e disa sistemeve për mbrojtje kundërajrore në Ukrainë, por nuk premtuan konkretisht se do t'i dërgojnë sistemet Patriot.

Ministrat në takimin në Luksembiurg potencua se pakoja mbrojtëse në vlerë prej 60 miliardë dollarëve nga ana e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan për Ukrainën nuk duhet të vë në pikëpyetje asnjë përmbushje të SHBA-së.

"Mund të jemi të lumtur një ditë, por duhet të jemi të gatshëm për betejën që vjen nesër. Për këtë, nuk mundemi të jemi të qetë", theksoi shefi i diplomacisë lituaneze, Gabrielus Landsbergis.

Javët e fundit, qeveritë e BE-së janë nën presion në rritje për të ofruar më shumë sisteme mbrojtëse për shkak të rritjes së sulmeve ajrore ruse në infrastrukturën energjetike dhe qytetet e Ukrainës.

Megjithatë, vendet që zotërojnë sistemet kundërajrore Patriot nga SHBA, të cilat Ukraina tashmë i përdor dhe i vlerëson shumë për aftësinë e tyre për të rrëzuar raketat balistike, nuk kanë vendosur ende t'i dorëzojnë ato në Ukrainë.

Gjermania është i vetmi vend i BE-së që ka premtuar të furnizojë Ukrainën me sistemin Patriot. Vende të tjera evropiane, përfshirë Greqinë, Holandën, Poloninë, Rumaninë, Spanjën dhe Suedinë, kanë gjithashtu sisteme Patriot. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR