Venbin: Janë të rreme pretendimet se Kina e përdor Kubën si bazë të saj për spiunazh
- Kina ka bërë të ditur se janë të rreme pretendimet se ka përdorur Kubën si bazë spiunazhi, duke kritikuar qeverinë amerikane dhe mediat e atjeshme për publikimin e "informacioneve të pasakta".

Pekin, 12 qershor 2023 (MIA) - Kina ka bërë të ditur se janë të rreme pretendimet se ka përdorur Kubën si bazë spiunazhi, duke kritikuar qeverinë amerikane dhe mediat e atjeshme për publikimin e "informacioneve të pasakta".
Një përfaqësues zyrtar i administratës së presidentit amerikan Xho Bajdenit të shtunën deklaroi se Kina tashmë një kohë zbaton spiunazh nga Kuba dhe se i modernizon objektet e inteligjencës në ishull në vitin 2019, raportuan mediat britanike.
Javën e kaluar gazeta "Uollstrit zhurnal" raportoi se në ishull është në vijim një aktivitet i ri spiunazhi, duke cituar persona zyrtarë amerikanë.
"Në lidhje me aktivitetet e supozuara të spiunazhit të Kinës në Kubë, ky është një shembull tipik i informacionit të rremë. Gjatë dy ditëve të fundit, kemi dëgjuar përfaqësues zyrtarë amerikanë dhe media publikojnë një sërë informacionesh të pasakta në lidhje me spiunazhin e supozuar. Këtu, SHBA-ja po kundërshton vetveten", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Vang Venbin. ar/
Foto: Arkiv