• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vdiq diplomati amerikan, Henri Kisinxher

Vdiq diplomati amerikan, Henri Kisinxher

Uashington, 30 nëntor 2023 (MIA) - Diplomati i njohur amerikan dhe shkencëtari Henri Kisinixher, i cili ka gjurmë të pashlyera në politikën e jashtme të SHBA-së, vdiq mbrëmë në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e tij në Konektikat, kumtoi kompania konsultante "Kisinxher asosiejts (Kissinger Associates).

Kisinxher ishte diplomat, politikolog, konsultant gjeopolitik dhe politikan, i cili ka punuar si sekretar shtetëror dhe këshilltar për siguri kombëtare në administratat presidenciale të Riçard Niksonit dhe Xherald Fordit.

A është shpërblyer me Çmimin Nobel për paqe në vitin 1973 për kontributin e tij në negociatat për armëpushim në Vietnam.

Ai lindi në Gjermani, në qytetin bavarez Furt, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Prindërit e tij, hebrenjë, duke kuptuar se çka mund të ndodh pasi Hitleri erdhi në pushtet, e kanë braktisur Gjermaninë në vitin 1938. Pesë vite më vonë Kisinxher mori shtetësi amerikane, menjëherë u kyç në armatën amerikane dhe si oficer mori pjesë në Betejën pesëjavore për pyjet Arden. Pas Luftës së Dytë Botërore, u regjistrua në Harvard, ku diplomoi, doktoroi dhe filloi rrugën më strukturat qeveritare. bsh/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR