• e premte, 05 dhjetor 2025

Vdiq Dajan Kiton

Vdiq Dajan Kiton

Londër, 12 tetor 2025 (MIA) - Aktorja Dajan Kiton, e njohur më së miri për rolet e saj në filmat "Eni Holl", "Kumbari" dhe "Dashuria nuk njeh vite", ka vdekur në moshën 79-vjeçare, raportoi revista amerikane Pipël.

Kiton vdiq në Kaliforni dhe të dashurit e saj kanë kërkuar privatësi, tha një zëdhënës i familjes për mediumin.

Ndër filmat e saj të shumtë të preferuar janë The First Wives Club, Father of the Bride, The Family Stone dhe filmat Book Club.

Ajo u nominua gjithashtu për çmimin Oskar për rolet e saj në "Something's Gotta Give", "Marvin's Room" dhe "Reds", ku luajti përkrah Voren Biti.

Pjesa më e madhe e karrierës së saj u shënua nga bashkëpunime të shpeshta me Vudi Alen, ish-të dashurin e saj, dhe shumë fansa e konsiderojnë Eni Holl si rolin e saj më ikonik.

Kiton bashkëpunoi shpesh edhe me regjisoren Nensi Majers, duke filluar me filmin Baby Boom (1987). Projektet e tyre të tjera së bashku përfshijnë Father of the Bride (1991) dhe vazhdimin e tij të vitit 1995, si dhe Something's Gotta Give (2003).

Në vitin 1996, ajo luajti përkrah Goldi Houn dhe Bet Midler në filmin "The First Wives Club", një film për tre gra, burrat e të cilave i lanë për partnere më të reja.

Kohët e fundit, ajo bashkëpunoi me Xhejn Fonda, Meri Stinburgen dhe Kendis Bergen në filmat Book Club.

Kiton nuk u martua kurrë. Në vitin 1996, ajo adoptoi një vajzë me emrin Dekster dhe katër vjet më vonë, një djalë, Djuk.

Filmat e saj të fundit ishin "Summer Camp" dhe "Arthur's Whiskey" në vitin 2024, dhe duket se nuk ka filluar më xhirime të reja që atëherë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR