• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhduan përleshjet në kampin palestinez në Liban, numri i viktimave u rrit në gjashtë

Vazhduan përleshjet në kampin palestinez në Liban, numri i viktimave u rrit në gjashtë

Bejrut, 31 korrik 2023 (MIA) - Përleshjet në kampin palestinet për refugjatë ndërmjet anëtarëve të Fatahut të presidentit palestinez Mahmud Abas dhe grupeve islamike vazhduan sot, dita e tretë radhazi. 

Zëdhënësi i armatës libaneze deklaroi se numri i të vdekurve në konfliktin në kampin Ajn el Hilve është rritur në gjashtë, edhe pse sipas disa informacioneve se ka më shumë viktima. 

Dy ushtarët e stacionuar jashtë kampit janë lënduar më lehtë, deklaroi koloneli Fadi Abu Eid.  

Edhe krahas përpjekjeve të partive libaneze dhe disa fraksioneve palestineze për të ndërmjetësuar armëpushim, "të shtënat dhe bombardimet nuk kanë ndalur në kamp deri në këtë moment", tha Adnan Rifai, anëtar i komitetit popullor, organi drejtues i kampit.

Armata libaneze është e vendosur në një pikë kontrolli jashtë kampit të kontrolluar nga fraksionet palestineze dhe normalisht nuk hyn në të. 

Përleshjet shpërthyen të dielën kur ekstremistët islamikë e vranë gjeneralin ushtarak palestinez Fatah Abu Ashraf al Armushi dhe tre shoqërusit e tij në parkingun e kampit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR