• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon të rritet çmimi i naftës

Vazhdon të rritet çmimi i naftës

Nju-Jork, 29 shtator 2023 (MIA) - Në bursat ndërkombëtare sot çmimet e naftës u rritën mbi 96 dollarë. Rritja është nxitur nga indikacionet e ofertës së dobët në SHBA dhe pritjet për kërkesë të rritur të derivateve në Kinë gjatë sezonit të festave.

Në bursën e Londrës, çmimi i një barel nafte për dërgesë në muajin nëntor u rrit për 88 centë dhe arriti në 96,26 dollarë. Ndërsa një barel naftë për dërgesë në dhjetor u tregtua për 94,07 dollarë, respektivisht 97 centë më shumë se dje.

Në tregun amerikan, bareli u rrit për 1,31 dollarë dhe po tregtohet për 93.02 dollarë.

Ndërkohë, Rusia po mendon vendosjen e kuotave për eksportit të karburanteve nëse ndalesa e përkohshme për eksport nuk arrin efektin e dëshiruar dhe uljen e çmimeve në tregun vendas. Në bursën ndërkombëtare në Shën Petersburg sot është vërejtur rënie e vogël e çmimeve të benzinës dhe dizelit rus.

Sipas parashikimeve të ekonomistëve, në tremujorin e katërt një barel naftë do të tregtohet për 89,85 dollarë, ndërsa në vitin 2024 do të kushtojë 86,45 dollarë.

Deri në fund të vitit, në çmimet më së shumti do ndikojnë ulja e ofertës nga Arabia Saudite dhe Rusia, por rritja e tyre drejt 100 dollarëve për barel mund të ngadalësohet nga tendencat e pafavorshme makroekonomike, paralajmërojnë analistët. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR