• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon marrja në pyetje e 35 të arrestuarve të fundit për incidentet në të cilat u vra tifozi i AEK-ut

Vazhdon marrja në pyetje e 35 të arrestuarve të fundit për incidentet në të cilat u vra tifozi i AEK-ut

Athinë, 13 gusht 2023 (MIA) - Grupi i fundit prej 35 tifozëve të arrestuar për incidentet e së hënës në mbrëmje para stadiumit të SEK-ut, kur u vra tifozi 29-vjeçar i ekipit athinas, sot do të nxirren para gjykatësve hetues, me çka do të përfundojë procesi maratonik që filloi të premten, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga 105 tifozët e arrestuar, 70 tashmë janë marrë në pyetje dje dhe pardje dhe nga prokuroritë nuk u lirua asnjëri prej tyre, duke pasur parasysh atë se të gjithëve iu caktua masa e paraburgimit.

Prej tyre 67 janë shtetas kroatë, dy janë grekë dhe një shqiptar.

Procesi i dëgjimit i 105 personave të arrestuar, të cilët u ndanë në tre grupe, filloi të premten me grupin e parë prej 30 tifozëve, vazhdoi dje me 40 të tjerë dhe përfundon sot me 35 të arrestuarit e fundit.

Të arrestuarit ngarkohen për katër vepra penale dhe shtatë vepra kundërvajtëse, mes të cilave edhe për vrasje me paramendim, edhe pse vrasësi ende nuk është identifikuar, për organizim kriminel, për shpërthim dhe posedim të materialit shpërthyes etj. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR