• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vazhdon KOP28, draft-marrëveshja i ndau vendet

Vazhdon KOP28, draft-marrëveshja i ndau vendet

Dubai, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Samiti KOP28 vazhdon sot me çka negociuesit presin draft-marrëveshje pas kritikave për versionin paraprak, që u vlerësua si i dobët për shkak të mungesës së formulimit për "mënjanim gradual" të karburanteve fosile.

Rreth 200 vende u grumbulluan në samitin në Dubai në përpkekje që të krijojnë plan veprimi i cili shpejtë do t'i pengojë ndryshimet klimatike. 

Drafti, i publikuar gjashtë orë më vonë se sa pritej dje, përdor formulime të shtrembëruara për lëndët djegëse fosile, një koncesion i dukshëm për vendet prodhuese të naftës që kundërshtuan masën. Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kryesojnë samitin e këtij viti, propozuan tetë opsione me të cilat vendet "mund" të reduktojnë emetimet e gazrave të dëmshëm.

Në draft, EBA ju bën thirrje vendeve që të ndërmarrin masa për ulje të ndotjes që shkakton ngrohje globale, që "mund" të përfshijë edhe ulje të konsumit dhe prodhimtarisë së naftës, qymyrit dhe gazit. Shumë ekspertë klimatikë dhe vëzhgues e kritikuan draftin për gjuhën e tij të paqartë. 

"Një nga opsionet është njëkohësisht të ulet konsumi dhe prodhimtaria e lëndëve djegëse fosile në mënyrë korrekte dhe të rregullt që të arrihen zero emetime të gazrave serë deri, para ose rreth vitit 2050", thuhet në draft-marrëveshje.

Megjithatë, në këtë dekadë nuk kishte "mënjanim gradual" të qymyrit, naftës dhe gazit ose uljes së përdorimit të tij, që sipas shkencëtarëve është shumë e nevojshme që të pengohet përshkallëzimi i ndryshimeve klimatike.

Tani negociuesit presin tekst të ri, në vetë ditën e fundit të konferencës. Rreth 100 vende, përfshirë Australinë, Kanadanë, Kilin, BE-në, Norvegjinë dhe SHBA-në e vlerësuan draft-marrëveshjen si shumë të dobët, duke kërkuar detyrime më të fuqishme për mënjanim gradual të lëndëve djegëse fosile. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR