Vazhdon kërkimi për banorin e Gostivarit i cili u zhduk në Malin Sharr
Gostivar, 31 tetor 2022 (MIA) - Nëpunës të policisë, qentë për kërkim dhe njësiti i helikopterëve vazhdon me kërkimin e të moshuarit nga Gostivari i cili u zhduk në Malin Sharr në atarin e fshatit Pozharan të Gostivarit.
Sipas SPB Tetovë, sot prej orës 7 të mëngjesit po kërkohet rajoni i gjerë i fshatit Pozharan të Gostivarit. Edhe dje deri në orët e natës kanë kërkuar personin K.J. (80).
"Në aktivitetet për gjetjen e K.J., përveç nëpunësve të policisë së SPB Tetovë, janë përfshirë edhe ekipe të MPB-së me qentë kërkues, si dhe një helikopter, thonë nga SPB Tetovë.
Sipas informacioneve fillestare të MIA-s, gostivarasi i moshuar dje në orët e paradites bashkë me djalin e tij në shpatet e Malit Sharr mblidhnin fruta mali. Pasi kishte humbur kontaktin me babanë, djali E.J. (59) nga Gostivari ka denoncuar se K.J. (80) nuk ishte në vendin në të cilin e kishte lënë më herët, pas çka kishte filluar kërkimi.
Nga SPB Tetovë informojnë se deri në orën 11, personi nuk ishte gjetur dhe po vijojnë masa për gjetjen e personit. fc/