Vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit
- Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet të vazhdojë debati sipas Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2025. Debati i përgjithshëm për ribalancin filloi më 2 korrik, e së bashku me debatin e amendamentit po zgjat dhjetë ditë. Janë parashtruar gjithsej mbi 200 amendamente.
- Post By Ramize Qamili
- 08:17, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet të vazhdojë debati sipas Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2025. Debati i përgjithshëm për ribalancin filloi më 2 korrik, e së bashku me debatin e amendamentit po zgjat dhjetë ditë. Janë parashtruar gjithsej mbi 200 amendamente.
Me ribalancin po kryhen rialokime të mjeteve midis përdoruesve të buxhetit, po sigurohen mjete shtesë për pagesën e pagave, para së gjithash në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku është siguruar rritje e pagave të punonjësve për 10 për qind, ndërsa sigurohen mjete shtesë edhe për pagesën e pensioneve të rritura dhe rreth 300 milionë denarë shtesë për të ardhurat kapitale.
Të ardhurat e përgjithshme në ribalancin janë parashikuar në 362,4 miliardë denarë, ndërsa harxhimet në 403,7 miliardë denarë, nga një për qind (rreth 3,5 miliardë denarë) më shumë në krahasim me parashikimet fillestare me planin për këtë vit. Projeksioni i BPV-së mbetet 3,7 për qind, ndërsa inflacioni është parashikuar në nivel prej 2,8 për qind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar edhe në vlerën absolute, edhe si përqindje të BPV-së, gjegjësisht 41,3 miliardë denarë ose katër për qind të BPV-së. Të ardhurat kapitale, megjithatë, janë në vlerë prej 47,5 miliardë denarë. Borxhi i shtetit në fund të vitit 2025 sipas projeksioneve të Qeverisë do të arrijë 53,3 për qind nga BPV-ja, ndërsa borxhi publik pritet të jetë në nivel prej 62,1 për qind. Shkalla e papunësisë pritet të ulet në 11,1 për qind në vitin 2025, ndërsa shkalla e punësimit të arrijë në 47 për qind.
Komisioni për financim dhe buxhet sot do të mbajë seancë dhe për Raportin vjetor për punën e Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimeve për vitin 2024 dhe për Raportin vjetor të Agjencisë së mbikëqyrjes së sigurimeve për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimeve në vitin 2024. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s