• e diel, 29 shtator 2024

Vazhdojnë sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës, humbën jetën edhe dy anëtarë të Xhihadit Islamik

Vazhdojnë sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës, humbën jetën edhe dy anëtarë të Xhihadit Islamik

Jerusalem, 9 maj 2023 (MIA) - Dy palestinezë humbën jetën, ndërsa dy janë plagosur pasdite në një sulm ajror izraelit në afërsi të Kan Junis, në jug të Rripit të Gazës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez me të cilin udhëheq Hamasi. 

Në ndërkohë, armata izraelite publikoi një video nga ai sulm ndaj një grupi të pjesëtarëve të Xhihadit Islamik, për të cilët tha se transportonin një raketë antitank në automobil, të cilën planifikonin ta gjuanin në kufirin me Izraelin. Në rrjetet sociale ishin publikuar fotografi të pjesëve të djegura të automobilit. 

Siç bëhet e ditur në kumtesën e ushtrisë, anëtarët e Xhihadit Islamik ishin ndjekur në rrugën drejt pikës së lansimit transmetuan mediat izraelite. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR