• e hënë, 30 dhjetor 2024

Vazhdojnë përleshjet mes armatës izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin

Vazhdojnë përleshjet mes armatës izraelite dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin

Bejrut, 4 nëntor 2023 (MIA) - Aeroplanë izraelitë sot sulmuan qëllime në pjesën jugore të Libanit, si përjgigje ndaj raketimit të Izraelit verior nga ana e Hezbollahut. Organizata shiite proiraniane sulmoi disa pika ushtarake izraelite.

Armata izraelite kumtoi se cak i sulmeve ishte infrastruktura dhe depot me raketa të Hezbollahut.

Përderisa Hezbollahu kumtoi se ka kryer sulme ndaj gjashtë pikave izraelite përgjatë kufirit.

U.d. kryeministri libanez, Naxhib Mikati në takim me sekretarin ameirkan të Shtetit, Antoni Blinken e theksoi rëndësinë e ndërprerjes së zjarrit në Rripin e Gazës dhe ndalimin e agresionit izraelit në Libanin jugor.

Ndikimi i kryeministrit Mikati ndaj Hezbollahut, forcë e fuqishme dhe politikisht e rëndësishme në Liban, është i kufizuar, që ia vështirëson ta parandalojë vendin të futet në konflikt. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR