• e enjte, 15 maj 2025

Vazhdojnë negociatat për programin bërthamor iranian

Vazhdojnë negociatat për programin bërthamor iranian

Romë, 19 prill 2025 (MIA) - Sot në Romë vazhdojnë negociatat kyçe mes delegacionit iranian dhe atij amerikan për çështjen bërthamore iraniane, me ndërmjetësim të Omanit.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi dje sshprehi "dyshime serioze" ndaj qëllimeve të SHBA-së para rrethit të dytë të negociatave në Uashington.

Ai tha se pala iraniane është tërësisht e përgatitur të punojë për zgjidhje paqësore të kontestit për "programin bërthamor paqësor të Iranit".

Rrethi i parë i bosedimeve u mbajt javën e kaluar në Maskat, Oman, ndërsa dy palët, Irani dhe HSBA-ja, e vlerësuan si "konstruktiv".

Vendet perëndimore të kryesuara nga SHBA-ja dhe Izraeli dyshojnë se Irani dëshiron të zhvillojë armë bërthamore, gjë që Teherani e hedhë poshtë, duke thënë se ka të drejtë të zhvillojë programe bërethamore për qëllime civile. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR