• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Vazhdojnë kërkimet për pilotin e helikopterit që u rrëzua në pjesën veriore të ishullit grek Evia

Vazhdojnë kërkimet për pilotin e helikopterit që u rrëzua në pjesën veriore të ishullit grek Evia

Athinë, 29 shtator 2023 (MIA) - Ekipet e shpëtimit nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë janë edhe sot, në det, në tokë dhe nga ajri, vazhdojnë me kërkimet për pilotin dhe helikopterin privat, i cili dje u rrëzua në det në pjesën veriore të ishullit grek Evia, zona që u përfshi nga stuhia, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shërbimi Bregdetar i Greqisë njoftoi se në kërkim të pasagjerit të vetëm në helikopter, pilotit 69-vjeçar, u përfshinë katër varka patrullimi, dy automjete patrullimi tokësor, nga një helikopter nga Forcat Ajrore dhe Marina, dy varka dhe një taksi deti.

Ditën e djeshme rreth orës 10:00 të mëngjesit, helikopteri u ngrit nga Mantudi në Evia në drejtim të zonës industriale në Volos, por pak pas ngritjes komunikimi u humb dhe filloi operacioni i shpëtimit, pas së cilës u konfirmua më pas se ai ra në det në veri të Evias.

Helikopteri u rrëzua në një kohë kur ishulli u përfshi nga stuhia "Ilias", e cila shkaktoi probleme dhe dëme materiale jo vetëm në Evia, por edhe në rajonin më të gjerë të zonës  Magnisia dhe qytetin Volos.

Sipas Shërbimit të Zjarrfikësfve të Greqisë në Magnizia, nga mesdita e së mërkurës deri më sot kanë marrë 1.820 thirrje për ndihmë, ndërsa 312 persona u dërguan në vende të sigurta. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR