• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vazhdohet marrëveshja kyçe për ekonominë palestineze, Izraeli objektiv i kritikave nga SHBA-ja

Vazhdohet marrëveshja kyçe për ekonominë palestineze, Izraeli objektiv i kritikave nga SHBA-ja

Tel Aviv, 1 nëntor 2024 (MIA) - Ministria izraelite e Financave, nën udhëheqjen e politikanit të ekstremit të djathtë Becalel Smotriç, e ka vazhduar marrëveshjen që lejon bashkëpunimin midis bankave palestineze dhe izraelite edhe për një muaj.

Marrëveshja duhej të përfunonte më 31 tetor, por tani është vazhduar deri në fund të nëntorit, që është një periudhë shumë më e shkurtër se zgjatjet e mëparshme.

Kritika menjëherë kanë arritur nga SHBA-ja, me vërejtje se periudha duhej të jetë një vit. 

“Afati shumë i shkurtër krijon një krizë të re që i afrohet 30 nëntorit, duke përkeqësuar pasigurinë për bankat ndërkombëtare, kompanitë izraelite që operojnë në Bregun Perëndimor dhe më me rëndësi, për palestinezët e zakonshëm”, thuhet në deklaratën e përbashkët të sekretarit amerikan të shtetit, Entoni Blinken dhe ministres së Financave, Xhenet Jelen. 

Kjo marrëveshje u mundëson bankave izraelite të kryejnë transaksionet në sikla për shërbime dhe pagesa të lidhura me Administratën palestineze, pa rrezik nga akuzat për pastrim parash dhe financim të ekstremizmit. Pa këtë marrëveshje, bankat palestineze do të përjashtoheshin nga sistemi financiar izraelit. qa/bsh/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR