• e premte, 05 dhjetor 2025

Vazhdimi i gjashtë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i gjashtë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 25 prill 2025 (MIA) - Vazhdimi i gjashtë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës duhet të mbahet sot, por vëzhguesit e punës së parlamentit nuk presin rezultate dhe kërkojnë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të përfshihet në zgjidhjen e kësaj çështje.

Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të parlamentit. 

Në situatën kur bllokada u shkaktua nga kundërshtimi i kandidaturës së Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Vullnet Bugaqku, hetues në Institutin Demokratik të Kosovës (IDK) vlerëson se presidentja e Kosovës duhet t’i ftojë udhëheqësit e partive në një takim konsultativ.

“Duke pasur parasysh që jemi në një udhëkryq politik, roli i presidentit në këtë situatë mund të jetë më shumë në funksion të garantimit të funksionimit demokratik të institucioneve të Kosovës”, tha Bugaqku për REL.

Ai tha gjithashtu se “nuk ka asnjë pengesë që ajo të ftojë të gjithë liderët e partive politike” dhe siç shton ai, “nga ai takim mund të shihet se si të dilet nga kjo krizë politike”.

Në të njëjtën kohë, Vetëvendosja sot përsëriti se nuk do të heqë dorë nga propozimi që Haxhiu të jetë kryetare e Kuvendit, edhe pse ajo mori 57 vota në tre raunde votimi.

Naim Jakaj, studiues në Institutin e Drejtësisë së Kosovës tha se në takimin e mundshëm të presidentes me krerët e partive mund të ofrohen dy mundësi. E para, të gjindet kandidat konsensual dhe së dyti, t’ia adresohet kjo çështje Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR