• e hënë, 08 korrik 2024

Vazhdimi i "Bird Box" në Netfliks në korrik

Vazhdimi i

Barcelonë, 29 maj 2023 (MIA) - Netfliks publikoi trejlerin për vazhdimin e "Me sy të mbyllur" (Bird Box). Historia origjinale e ekranizuar në vitin 2018, është vendosur në SHBA dhe ndjek nënën e dy fëmijëve (Sanda Bullok) e cila po lufton për mbijetesë në botë apokaliptike...

Drama triler në regji të Suzan Bier, është bazuar në romanin e Xhosh Malerman nga viti 2014, ndërsa pjesa e dytë e cila nuk e ndjek historinë fillestare, dhe është quajtur "Me sy të mbyllur: Barcelona" (Bird Box Barcelona), e ndjek atë që ndodh me epideminë në Spanjë. Filmi i ri është në gjuhën spanjolle dhe angleze dhe do të jetë në dispozicion në platformën strim nga 14 korriku. 

Skenari dhe regjia janë të Aleks dhe David Pastor, ndërsa rolet kryesore i interpretojnë Mario Kasas, Xhorxhina Kembell, Diego Kalva, Aleksandra Haurd, Nailla Shubert, Pareik Kriado, Gonzalo de Kastro, Mishell Xhener dhe Leonardo Sbaralla. 

"Me sy të mbyllur" para pesë viteve arriti 282 milionë orë shikueshmëri për katër javët e para. Filmi i vetëm i cili e kaloi deri më tani, është "Raportimi i kuq" (Red Notice) me 328,8 milionë orë shikueshmëri për tri javë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR