• e premte, 22 nëntor 2024

Vatikani u ofrua të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës

Vatikani u ofrua të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës
Vatikan, 8 nëntor 2022 (MIA) - Vatikani është i gatshëm të ndërmjetësojë në bisedimet mes Moskës dhe Kievit dhe e ofron territorin e tij si vend neutral për mbajtjen e tyre, shkruan gazeta italiane "Stampa". Sipas gazetës, kjo ishte bërë e ditur pas takimit mes papa Françeskut dhe presidentit francez Emanuel Makron më 24 tetor. "Vatikani i intensifikon përpjekjet politike për zgjidhjen e problemit ukrainas. Duke u nisur nga gjithçka, ai shprehu edhe një herë gatishmërinë e tij, nga njëra anë, për të vepruar si ndërmjetës dhe nga ana tjetër, propozoi territorin e tij si një platformë neutrale për negociatat për zgjidhjen e konfliktit", thuhet në artikull. Papa Françesku edhe gjatë kthimit nga Bahrejni, deklaroi se Vatikani "punon në afrimin dhe gjetjen e zgjidhjes" për ndërprerje të konfliktit në Ukrainë. Vatikani në disa raste njoftoi se Selia e Shenjtë është e gatshme të bëjë gjithçka që është e mundur që të vendosë dialog mes Rusisë dhe Ukrainës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR