• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vatikan: Papa Françesku sot pasdite do të ketë operacion në abdomen në spitalin e Romës Gemeli

Vatikan: Papa Françesku sot pasdite do të ketë operacion në abdomen në spitalin e Romës Gemeli

Romë, 7 qershor 2023 (MIA) - Papa Françeskut sot pasdite do t'i kryhet operacion në abdomen në spitalin e Romës Gemeli, njoftoi Vatikani.

Nga atje shtojnë se ekipi i tij i mjekëve ka vendosur se është i nevojshëm operacioni dhe se pritet që papa të mbetet në spital disa ditë për shërim. 

Agjencia ANSA informon se procedura do të zgjasë rreth dy orë dhe se papa do të jetë nën anestezion të përgjithshëm. 

Papa Françesku duhej të dërgohej në spital që në mëngjes, pas audiencës në Vatikan, në të cilën nuk e përmendi operacionin e planifikuar. Ai dje kaloi 40 minuta në kontrolle në spitalin Gemeli. 

Papa, i cili në mars e shënoi 10-vjetorin e pontifikatit të tij, shpesh përdor karrocën invalidore ose shkop për të ecur për shkak të dhimbjeve të gjurit. 

Në korrik të vitit 2021 i ishte hequr një pjesë e zorrës së trashë. Papa vitin e kaluar deklaroi se nuk dëshiron ta operojë gjurin sepse anestezioni i përgjithshëm gjatë operimit të zorrës së trashë i ka shkaktuar efekte të padëshiruara. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR