Varrosen viktimat nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan
- Në Koçan sot janë varrosur 31 persona nga 59 që humbën jetën nga zjarri në diskotekën "Puls" herët në mëngjesin e së dielës. Viktimat e mbetura janë varrosur në Shkup, Shtip dhe Obleshevë.
- Post By Melahat Baftija
- 14:23, 20 mars, 2025

Koçani, 20 mars 2025 (MIA) - Në Koçan sot janë varrosur 31 persona nga 59 që humbën jetën nga zjarri në diskotekën "Puls" herët në mëngjesin e së dielës. Viktimat e mbetura janë varrosur në Shkup, Shtip dhe Obleshevë.
Me të ndjerit, shumë prej të cilëve të rinj, e dhanë lamtumirën e fundit familjarët, të afërmit dhe bashkëqytetarët e tyre...Në dhe vendet përreth varrezave janë sistemuar numër i madh i ekipeve mjekësore ku kishte edhe ujë të pijshëm. Varrimi u përcjell nga ekipe mediatike nga vendi dhe jashtë vendit.
Në Shkup janë varrosur sot anëtarët e bendit DNK që humbën jetën në zjarr. Këngëtari i grupit, Andrej Gjorgjieski, është varrosur në varrezat e qytetit në Butel, ndërsa anëtarja e grupit dhe profesoresha e Fakultetit të Artit Muzikor, Sara Projkovska, është varrosur në varrezat e Lisicës. Varrimi i muzikantit të ri nga Strumica, bateristi i grupit, Gjorgji Gjorgjiev, bëhet në varrezat e qytetit në Strumicë, bateristi i bendit, Gjorgji Gjorgjiev, është varrosur në varrezat e qytetit në Strumicë. Në Shtip janë varrosur Filip Stevanovski, Aleksandar Kolarov dhe Aleksandar Efremov, të cilët ishin gjithashtu pjesë e bendit.
Ministria e Shëndetësisë sot i ka bërë të ditur emrat e të gjithë 59 personave që vdiqën nga zjarri, të moshës 16 deri në 48 vjeç. Numri më i madh i të vdekurve ishte i moshës 24 deri në 26 vjeç.
Nëzjarrin në diskotekën"Puls" të dielën në mëngjes kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 170 janëlënduar. Jetët i kanë humbur Aleksova Stefania 2004, Xhamov Jordanço 1993, Trajçev Ivan 2000, Gjorgjiev Xhoko 2000, Kolarov Aleksandar 1981, Veliçkov Ivan 1998, Stojanov Andrej 2000, Antova Ivona 2003, Hristovski Pavel 2004, Dimitrijev Dime 1994, Nasevski Nikolla 2007, Bogdanov Toshe 1994, Todorovski Toshe 1988, Koçeva Ana 2004, Zhivkov Adrian 2000, Petruçov Gordan 2001, Gjorgjiev Igorçe 1976, Stevanovski Filip 1988, Stojanov Tomçe 2003, Stoimenova Monika 1999, Stojanov Stojanço 1988, Projkovska Nikollovska Sara 1977, Shopova Marija 1997, Ivanovski Petar 2004, Gjorgjiev Aleksandar 1991, Markovski Matej 2007, Zakova Bojana 1997, Vasilkov Gjorgji 1999, Petrov Aleksandar 1999, Minova Dragana 2008, Aleksova Sara 2006, Gjorgjieski Andreja 1982, Ivanovski Filip 2008, Jordanova Sara 2007, Strezoska Marija 2001, Efremov Aleksandar 1992, Velkov Igor 1980, Taseva Stojkovska Lepa 1998, Atanasovski Martin 1996, Aleksov Aleksandar 1986, Minov Bozhidar 2001, Milkovska Keti 1999, Zllatkov Tomas 2003, Sokollova Stefania 2005, Velkov Leonid 2007, Naunova Nadica 2007, Jordanov Viktor 2000, Panov Andrej 2000, Ivanov Dimitar 2008, Stoimenov Spiro 1998, Vladimirov Jove 1993, Andonov Ice 2003, Tasevski Stefan 1988, Veliçkov Gjorgji 1994, Stojanov Aleksandar 1986, Hristova Sanja 1999, Taneski Damjan 2006, Spasova Monika 1998, Lazarov Andrej 1999. mb/
Foto: MIA/EPA