Varrimi i Xhimi Karterit do të jetë më 9 janar
- Presidenti amerikan në largim, Xhozef Bajden kumtoi se funerali shtetëror i ish-presidentit Xhimi Karter do të mbahet më 9 janar në Uashington.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:04, 30 dhjetor, 2024
Uashington, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan në largim, Xhozef Bajden kumtoi se funerali shtetëror i ish-presidentit Xhimi Karter do të mbahet më 9 janar në Uashington.
Bajden e shpalli 9 janarin ditë zie nacionale në SHBA dhe urdhëroi që flamujt të qëndrojnë në gjysmë shtizë për 30 ditë.
Xhimi Karter, presdienti i 39-të i SHBA-së dhe fitues i Çmimit Nobel për apqe, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 101-vjeçare në shtpinë e tij në Plejns, Xhorxhia, kumtoi djali i tij Xhejms E. Karter i Treti.
"Sot Amerika dhe bota humbën një lider të shkëlqyeshëm, burrështetas dhe humanist. Mbi gjashtë dekada e patëm nderin ta quajmë Xhimi karterin mik të dashur. Por, ajo që është e jashtëzakonshme për Xhimi karter, është se miliona njerëz në SHBA dhe në mbarë botën, të cilët nuk e njohën asnjëherë, gjithashtu e konsideronin mik të dashur", theksuan në kumtesë presidenti amerikan Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij Xhill.
"Sfidat me të cilat u përball Xhimi si president erdhën në moment vendimtar për vendin tonë dhe ai bëri gjithçka ishte në fuqinë e tij për t'i përmirësuar jetët e të gjithë amerikanëve. Prandaj i kemi borxh falënderim", deklaroi presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donalld Tramp. ab/
fotо ЕPА