• e enjte, 04 dhjetor 2025

Varrimi i papa Françeskut caktohet për më 26 prill

Varrimi i papa Françeskut caktohet për më 26 prill

Vatikan, 22 prill 2025 (MIA) - Vatikani njoftoi se varrimi i papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill në orën 10:00 sipas kohës lokale. 

Papa Françesku në testamentin e tij të fundit ka konfirmuar se dëshiron të varroset në bazilikën Santa Marija Maxhore në Romë, ndërsa jo në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku është vendprehja e fundit e shumë paraardhësve të tij.

Në testamentin që mbrëmë e  publikoi Vatikani, Françesku qartë e shprehu dëshirën të varroset "në tokë, pa dekorime të veçanta", ndërsa mbi varrin e tij duhet të qëndrojë një pllakë e thjeshtë me emrin e tij të papës në gjuhën latine: Franciscus.

Papa tha gjithashtu se kishte rregulluar që një bamirës i paidentifikuar të mbulonte shpenzimet e funeralit të tij.

"Shpenzimet për organizimin e varrimit do të mbulohen nga shuma e dhënë nga një bamirës, ​​të cilën unë e kam rregulluar që të transferohet në Bazilikën e Santa Maria Maxhores", qëndron në testament. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR