Varheji: Shqipëria vazhdon të shënojë përparim në reformat në lidhje me BE-në
- Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varheji, në rrjetin social "X" ka shkruar se Shqipëria si "vend i cili negocion anëtarësimin vazhdon të bëjë përparim në reformat në lidhje me BE-në".
- Post By Qefsere Abduli
- 19:42, 13 nëntor, 2023

Tiranë, 13 nëntor 2023 (MIA) - Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varheji, në rrjetin social "X" ka shkruar se Shqipëria si "vend i cili negocion anëtarësimin vazhdon të bëjë përparim në reformat në lidhje me BE-në".
Ai shtoi se është takuar me ministrin shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani në margjinat e mbledhjes së ministrave BE-Ballkani Perëndimorë "për të biseduar pë hapat e ardhshme".
"Shqipëria, si vend negociues, vazhdon të përparojë në reformat në lidhje me BE-në. U takova me ministrin Igli Hasani në margjinat e mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të BE-Ballkani Perëndimorë për të biseduar për hapat e ardhshme. Qëllimi ynë është që t'i hapim negociatat për anëtarësim në klasterin e parë deri në fund të këtij viti", theksoi Varheji. qa/
Foto: "X"