• e hënë, 23 dhjetor 2024

Varheji në Tiranë në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor

Varheji në Tiranë në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 17 korrik 2023 (MIA) - Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji sot do të qëndrojë në Tiranë, në drekë pune me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, kumtoi Komisioni evropian.

Sipas mediumeve shqiptare, në takim, nikoqir i të cilit është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kolegëve të tij nga Bosnja e Hercegovina, Borjana Krishto, nga Serbia, Ana Bërnabiq dhe nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq. Vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deri dje nuk e konfirmoi praninë e tij në takim.

Takimi në Tiranë është paramenduar si takim joformal kushtuar gjendjeve aktuale në rajon dhe përgatitjeve të Samitit të Procesit të Berlinit, i paraparë për në tetor në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në prag të takimit të sotëm, Varheji javën e kaluar, duke folur në sesionin e Komitetit evropian ekonomiko-social (EESC), theksoi se Komisioni evropian vazhdon ta mbështesë procesin e reformave në vendet kandidate për anëtarësim dhe shtetet nga fqinjësia për transformimin e tyre të vërtetë.

Ai potencoi se një prej shtyllave kryesore të këtij transformimi janë planet ambicioze ekonomike dhe investuese, në kuadër të së cilave, për vendet nga Ballkani Perëndimor është paraparë mbështetje prej 30 miliardë eurove.

"Këto plane ekonomike dhe investuese tashmë po japin rezultate të dukshme në uljen e hendekur socio-ekonomik mes rajoneve tona dhe partnerëve tanë dhe afrimit të tyre drejt BE-së", tha eurokomisari për zgjerim.

Varheji përkujtoi se kohë më parë, kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen e prezantoi Planin e ri për rritje të Ballkanit Perëndimor, dedikuar për përforcim të konvergjencës ekonomike dhe sociale përmes shfrytëzimit të përfitimeve nga anëtarësimi në BE dhe para inkuadrimit të plotë drejt bllokut.

Ai theksoi se plani bazohet në katër shtylla - afrimin e rajonit drejt tregut të vetëm të BE-së, përforcim i integrimit rajonalë ekonomik mes gjashtë vendeve nga Ballkani Peërndimor, përshpejtim i reformave fundamentale dhe mbështetje e shtuar parainkuadruese financiare. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR