• e enjte, 26 dhjetor 2024

Varhei: Anëtarësimi i Shqipërisë është afër, në shtator do të fillojë procesi i pranimit

Varhei: Anëtarësimi i Shqipërisë është afër, në shtator do të fillojë procesi i pranimit

Tiranë, 16 mars 2023 (MIA) - Komisari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim, Oliver Varhei deklaroi se ndërtimi i Kolexhit evropian në Tiranë me financimin nga BE-ja është "sinjal i qartë se anëtarësimi i Shqipërisë në Union është afër", njoftoi Top çanell.

"Jam i inkurajuar nga përkushtimi dhe dedikimi i qeverisë shqiptare për të ecur përpara me agjendën e BE-së. Jam i lumtur që kemi arritur të gjejmë financime për kampusin e kolegjit Europian. Ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi është afër. Kjo është arsyeja pse jam shumë krenar të deklaroj se do të jemi në gjendje të nisim procesin e pranimeve në shtator. Kemi nevojë për një ndërtesë, një vend të bukur ku kolegji mund të vendoset. Shpresoj që në gjysmën e dytë të të këtij viti do kemi zhvillime të mëdha në rrugëtimin e Shqipërisë në BE”, tha Varhei në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë me përfaqësuesin e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetarin e Komisioni Evropian, Zhozep Borrel dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në Tiranë sot është mbajtur Këshilli i 12-të për stabilizim dhe asociim BE-Shqipëri. Shqipërinë e ka përfaqësuar kryeministri Rama, ndërsa Komisionin Evropian, Varhei. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR