Vans: Caktohet data e takimit mes Putinit dhe Zelenskit për përfundim të luftës
- Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vans, sot deklaroi se po caktohet data kur presidenti ukrainas Volodimir zelenski dhe presidenti rus, Vlladimir Putin mund të ulen në tryezë negociuese dhe të bisedojnë për përfundimin e luftës.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:48, 10 gusht, 2025
Uashington, 10 gusht 2025 (MIA) - Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vans, sot deklaroi se po caktohet data kur presidenti ukrainas Volodimir zelenski dhe presidenti rus, Vlladimir Putin mund të ulen në tryezë negociuese dhe të bisedojnë për përfundimin e luftës.
Vens deklaroi se nuk do të jetë "produktiv" një takim i tillë të mbahet para se dy liderët të takohen me presidentin amerikan, Donald Tramp, kumtoi Foks Njus.
Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë me "dialog të hapur" me Ukrainën dhe Zelenskin.
Tramp paraprakisht kumtoi se do të takohet me Vlladimir Putinin në Alaskë më 15 gusht, por se është i hapur për takim trilateral në të cilin do të merrte pjesë edhe Zelenski.
Bllumberg lajmëroi se përfaqësuesit amerikanë dhe rusë po punojnë në arritje të marrëveshjes që do ta ndalonte luftën në Ukrainë dhe e cila do ta konfirmonte kontrollin rus ndaj territoreve të cilat Moska i ka okupuar prej fillimit të invazionit. ab/