• e martë, 18 shkurt 2025

Vans bën thirrje për "paqe të qëndrueshme", Zelenski kërkon "garanci sigurie"

Vans bën thirrje për

Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans bëri thirrje për “paqe të përhershme dhe të qëndrueshme” në Ukrainë gjatë takimit të sotëm me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Ne duam që lufta të përfundojë, duam që vrasja të ndalet”, tha Vans gjatë takimit, ndërsa Zelenski theksoi se Ukraina po kërkon “garanci sigurie” nga Uashingtoni.

Vans, i cili e përfaqëson presidentin amerikan Donald Tramp në një nivel të lartë në Mynih, theksoi se administrata amerikane po përpiqet për "një paqe të përhershme dhe të qëndrueshme, jo një paqe që do të çojë në një konflikt të ri në Evropën Lindore pas disa vitesh".

Ai shtoi se ata kishin "biseda të mira" me Ukrainën dhe paralajmëroi se do të pasonin edhe shumë "në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm".

"Ne patëm një bisedë të mirë sot, takimi ynë i parë, por sigurisht jo i fundit," ra dakord Zelenski.

Ai theksoi se Kievi "dëshniron shumë" të punojë drejt përfundimit të agresionit rus, por shtoi: "Ne kemi nevojë për garanci reale të sigurisë".

Takimi mes Zelenskit dhe Vans ishte një nga më të priturit në Konferencë, veçanërisht pas paralajmërime të Trampit se ai po planifikonte bisedime paqësore me presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR