• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vangel Tavo është kryebashkiaku i ri i Himarës

Vangel Tavo është kryebashkiaku i ri i Himarës

Tiranë, 5 gusht 2024 (MIA) - Kandidati i Partisë Socialiste, Vangel Tavo është kryetar i ri i qytetit të Himarës.

Në zgjedhjet e djeshme të pjesshme ai fitoi 5.022 vota ose 58.62%, ndërsa kundërshtari i tij Petro Gjikuria nga koalicioni opozitar “Fitojmë bashkë” mori 3.545 ose 41,38% të votave.

Vangel Tavo (55) ka lindur në Gjirokastër, ka qenë ministër i Punës dhe Politikës Sociale, deputet, pjesëtar i minoritetit grek, ka dy shtetësi shqiptare dhe greke.

"Fitoi Himara, fituan banorët e saj. Falënderoj të gjithë për besimin dhe për atmosferën e qetë në të cilën kaloi dita e zgjedhjeve dhe fushata. Unë jam kryebashkiak i të gjithëve", tha ndër të tjera Tavo.

Ai bëri thirrje publikisht kundërkandidatit Gjikuria, gjithashtu grek, të jetë zëvendëskryetar bashkie gjë që e bëri edhe në fushatë, sepse “komuna ka nevojë edhe për të majtën edhe për të djathtën”.

Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar të mbajtura më 14 maj, kryetar i komunës u rizgjodh Fredi Belleri (52), kandidat i koalicionit opozitar i cili dy ditë më pas u arrestua dhe u paraburgos për shkak të korrupsionit në zgjedhje. Më pas ai u dënua me dy vjet burg dhe nuk mundi të jepte betimin.

Pas kalimit të afatit, presidenti Bajram Begaj shpalli zgjedhje të pjesshme në Himarë, bashki që konsiderohej bastion i opozitës. Në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 23.074 persona me të drejtë vote. Për shkak të skadimit të afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit nuk kanë mundur të votojnë 6.153 qytetarë, ka konfirmuar kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR