Vang Ji: Rusia dhe SHBA-ja bënë një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve të ndërsjella
- – Rusia dhe SHBA-ja bënë një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve, që është sinjal pozitiv për qëndrueshmërinë botërore, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji.
- Post By Fitore Curri
- 09:23, 1 prill, 2025

Pekin, 1 prill 2025 (MIA) – Rusia dhe SHBA-ja bënë një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve, që është sinjal pozitiv për qëndrueshmërinë botërore, deklaroi ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji.
“Kjo është mirë për stabilizimin e baraspeshës të forcave mes shteteve të mëdha dhe sjell optimizëm në kontekstin zhgënjyes ndërkombëtar. Në botën e sotme gjithnjë e më shumë mungon siguria”, tha Vang Ji.
Sipas tij, “në këto kushte, forcat e mëdha duhet të ndërmarrin përgjegjësi dhe të veprojnë si faktorë të qëndrueshmërisë”.
Ministri kinez theksoi se situata në fushën e betejës në Ukrainë është e vështirë, por se Pekini ju bën thirrje palëve në konflikt që të fillojnë bisedime paqësore.
“Besoj se Rusia dhe SHBA-ja tashmë arritën progres të caktuar në bisedimet për zgjidhjen e krizës ukrainase”, tha Vang Ji.
Ai përkujtoi se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Tramp dy herë biseduan në telefon, ndërsa ekipet e Moskës dhe Uashingtonit mbetën në kontakt, në të cilat zhvillohen diskutime serioze për zgjidhje politike të konfliktit.
“Hapi drejt paqes, edhe pse i vogël, është konstruktiv. Paqja nuk vjen vetë – duhet të punohet që të arrihet”, konkludoi shefi i diplomacisë kineze, i cili është për vizitë zyrtare në Rusi nga 31 marsi deri më 2 prill, me ftesë të ministrit rus të Punëve të Jashtme” Sergej Lavrov. fc/
Fotografia: Arkivi i EPA-s