Vang Ji mbërriti në Indi në biseda për kontestin kufitar dhe tarifat amerikane
- Ministri kinez i punëve të jashtme Vang Ji sot mbërriti në Nju Delhi për të tentuar t'i ripërtërijë lidhjes mes Pekinit dhe Nju-Delhit, ndërsa në rend dite janë kontesti kufitar mes dy vendeve dhe tarifat amerikane.
- Post By Sara Ademi
- 18:00, 18 gusht, 2025
Nju Delhi, 18 gusht 2025 (MIA) - Ministri kinez i punëve të jashtme Vang Ji sot mbërriti në Nju Delhi për të tentuar t'i ripërtërijë lidhjes mes Pekinit dhe Nju-Delhit, ndërsa në rend dite janë kontesti kufitar mes dy vendeve dhe tarifat amerikane.
Vang duhet të bisedojë me homologun e tij indian Subrahmanjam Xhajshankar dhe pritet të takohet me kryeministrin indian Narendra Modi gjatë vizitës së tij treditëshe.
Sipas mediave indiane, pritet Modi ta vizitojë Kinën deri në fund të gushtit.
Dy vendet më të populluara në botë janë bllokuar në betejën për ndikim në Azinë Jugore.
Nju Delhi dhe Pekini, të cilat tani përballen me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp, ende janë të interesuara të vendosin lidhje më të afërta.
Rivendosja e marrëdhënieve tregtare në kufirin e Himalajeve pritet të jetë një temë kryesore në agjendën e vizitës, së bashku me rifillimin e fluturimeve direkte dhe futjen e vizave turistike midis dy vendeve. sa/
foto: MIA