• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vallas: Moska ta respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtar

Vallas: Moska ta respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtar

Londër, 15 mars 2023 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Vallas, në një reagim ndaj incidentit mbi Detin e Zi, i bëri thirrje Moskës që ta respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare.

 "Çështja kryesore këtu është se të gjitha palët e përfshira duhet ta respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe u bëjmë thirrje rusëve ta bëjnë këtë", deklaroi Vallas për Rojtersin  në panairin për mbrojtje DSEI në Tokio.

 Vallasi shtoi se "amerikanët  konsiderojnë se bëhet fjalë për një akt joprofesional".

 Incidenti i djeshëm mbi Detin e Zi është kontakti i parë fizik midis një aeroplani  luftarak rus dhe një droni ushtarak amerikan që nga fillimi i luftës në Ukrainë para më shumë se një viti.

 Rusia, përmes ambasadorit të saj në Uashington, bëri të ditur se incidentin  e konsideron për  "provokim". ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR