• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Vajdel: Përjashtimi i AfD-së nga bisedimet për formimin e qeverisë së re do të ishte "mashtrim ndaj votuesve"

Vajdel: Përjashtimi i AfD-së nga bisedimet për formimin e qeverisë së re do të ishte

Berlin, 24 shkurt 2025 (MIA) - Bashkëkryetarja e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD), Alis Vajdel i ka quajtur historike rezultatet e partisë në zgjedhjet, pasi ato janë dyfishuar në krahasim me vitin 2021.

Ajo i tha ARD-së gjermane se partia e saj mbetet e hapur për bisedimet e koalicionimit me partitë e tjera dhe se përjashtimi i AfD-së nga bisedimet për të formuar qeverinë do të ishte e barabartë me "mashtrimin ndaj votuesve".

“Dora jonë është zgjatur. Asnjë ndryshim politik në Gjermani nuk është i mundur pa AfD-në", tha ajo.

Vajdeli shtoi se koalicioni midis CDU/CSU konservatore, SPD dhe të Gjelbërve do të ishte thjesht përsëritje e "të njëjtës politikë të vjetër", transmeton "Guardian".

Sipas saj, AfD është e gatshme të përdorë pushtetin e saj, duke mbështetur “propozimet e arsyeshme” të CDU/CSU, siç janë ulja e taksave dhe burokracia. 

Vajdeli tha se grupi i saj parlamentar do të takohet të martën për të diskutuar mbi rolin e saj të ardhshëm dhe tha se është e gatshme të përfshihet në politikë "me shumë qetësi" pas "rezultatit të pabesueshëm të AfD-së".

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR