• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Vagneristët" janë kthyer në bazat e tyre, por askush nuk e di se ku gjendet shefi i tyre, Prigozhin

Moskë/Minsk, 25 qershor 2023 (MIA) - Askush për momentin nuk e di se ku ndodhet lideri i ushtrisë mercenare "Vagner", Evgenij Prigozhin, i cili mbrëmë me ndërmjetësimin e presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko e ndaloi pushtimin e quajtur "Moska" dhe ra dakord që trupat e tij të ktheheshin në bazat e tyre në terren ndërsa ai të transferohej në Bjellorusi, me garanci për sigurinë e tij.

Pasi mbrëmë vonë u pa duke u larguar nga selia ushtarake rajonale e Komandës jugore të ushtrisë ruse në Rostov, rreth 500 kilometra nga jugu i Moskës, sot për Prigozhinin asgjë nuk dihet, njoftojnë agjencitë botërore. 

Gjatë natës, mercenarët e tij të armatosur rëndë u tërhoqën nga Rostov mbi Don dhe i gjithë rajoni i Voronezhit, i cili gjatë gjithë ditës së djeshme kishte qenë nën kontrollin e tyre.

Sipas marrëveshjes, ushtarët e grupit "Vagner" duhet të kthehen në bazat e tyre në këmbim të garancive të sigurisë dhe inkorporimit gradual në forcat e armatosura të rregullta ruse. qa/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR