• e enjte, 27 qershor 2024

"Vagner" e ndërpret rekrutimin për një muaj

Moskë, 3 korrik 2023 (MIA) - Grupi paraushtarak rus "Vagner" në Telegram publikoi se i "ngrin" rekrutimet e reja deri në muajin e ardhshëm.

"Vagner" theksoi se rekrutimi anulohet derisa nuk dislokohen luftëtarët në Bjellorusi, ku është në egzil lideri Evgenij Prigozhin, pas grush-shtetit të pasuksesshëm në Rusi.

"Konform mospjesëmarrjes së deritanishme të grupit "Vagner" në operacionin special ushtarak dhe për shkak të spostimit në Bjellorusi, momentalisht e ndërpresim rekrutimin për një muaj", theksohet në komunikatë.

Eende nuk dihet nëse Prigozhin është në Bjellorusi ose siç njoftuan disa media, në një lokacion të fshehtë në Rusi për negociata sekrete me funskionarë rus. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR