• e hënë, 26 gusht 2024

Vafa: Në sulmet ajrore izraelite në Gazë humbën jetën pesë palestinezë

Vafa: Në sulmet ajrore izraelite në Gazë humbën jetën pesë palestinezë

Tel Aviv, 26 gusht 2024 (MIA) -  Në sulmet ajrore të Izraelit mbi Gazën humbën jetën pesë palestinezë, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur, njoftoi agjencia zyrtare palestineze Vafa.

 Sulmi ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.

 Duke cituar burime mjekësore lokale, Vafa raportoi se sulmi ajror kishte në shënjestër një shtëpi pranë spitalit të "Miqve të Pacientëve" në qytetin perëndimor të Gazës.

 Përfaqësuesit zyrtarë ushtarakë izraelitë nuk e komentuan sulmin.

 

QËNDRONI TË LIDHUR