Vadeful: Irani duhet të negociojë drejtpërdrejt me SHBA-në
- Ministri gjerman për Punë të Jashtme, Johan Vadeful deklaroi sot se Irani duhet të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, megjithëse Bashkimi Evropian është ende i gatshëm të luajë rol në negociata.
- Post By Fami Bajrami
- 13:08, 23 qershor, 2025
Berlin, 23 qershor 2025 (MIA) - Ministri gjerman për Punë të Jashtme, Johan Vadeful deklaroi sot se Irani duhet të fillojë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit, megjithëse Bashkimi Evropian është ende i gatshëm të luajë rol në negociata.
"Irani thotë se dëshiron të negociojë vetëm me Evropën dhe ne e shohim këtë si një shenjë të mirë, por gjithashtu themi se kjo nuk mjafton. Ne duam ta shohim SHBA-në të përfshirë", deklaroi Vadeful para gazetarëve në Bruksel përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.
Sipas tij, evropianët kanë kontakte dhe komunikim shumë intensiv me të gjitha palët, gjë që do të jetë e rëndësishme gjatë gjithë kësaj jave.
Ai gjithashtu deklaroi se "përsëri fton Iranin që të jetë gati për bisedime" dhe shtoi se javët e fundit dhe në këtë moment, SHBA ka kërkuar nga Brukseli "të qëndrojë në kontakt dhe se BE ka rolin e vet".
foto: DPA