Vërtetohet teksti i Propozim-ligjit për barnat
- Post By Melahat Baftija
- 17:00, 6 korrik, 2021

Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, në seancën e 86-të të sotme të Qeverisë, është vërtetuar teksti i Projektligjit për ilaçet, me të cilin rregullon ilaçet për përdorim në mjekësinë humane, kushtet dhe mënyra për të siguruar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e tyre, mënyrën dhe procedurat për prodhimin e tyre, testimin, shënimin, klasifikimin, vendosjen në qarkullim, qarkullimin, farmakovigjilencën, çmimet, kontrollin e cilësisë, reklamimin dhe inspektimin.
“Hartimi i Propozim ligjit për barnat mbështetet nga Komisioni Evropian dhe synon të sigurojë mbështetje për Agjencinë e barnave dhe pajisjeve mjekësore për pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira farmaceutike, si dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar të barnave me legjislacionin e BE-së (BE acquis)”, kumtuan nga Qeveria. mb/