Vërshime në Bali, humbën jetën të paktën nëntë persona
- – Vërshimet në ishullin indonezian Bali këtë javë morën jetët e të paktën nëntë personave, duke bllokuar rrugët kryesore në kryeqytet dhe duke e rrezikuar jetën në destinacionin qarkullues turistik, njoftuan sot persona zyrtarë.
- Post By Fitore Curri
- 20:03, 10 shtator, 2025
Xhakartë, 10 shtator 2025 (MIA) – Vërshimet në ishullin indonezian Bali këtë javë morën jetët e të paktën nëntë personave, duke bllokuar rrugët kryesore në kryeqytet dhe duke e rrezikuar jetën në destinacionin qarkullues turistik, njoftuan sot persona zyrtarë.
Shirat e rrëmbyeshëm të cilët ranë ndërmjet natës së djeshme dhe sot shkaktuan vërshime të mëdha dhe morën jetët e pesë personave në kryeqytetin e Balit, Denpasar, deklaroi Abdul Muhari, zëdhënës i agjencisë shtetërore për katastrofa.
Edhe katër persona humbën jetën në rajonet Xhembrana, Xhijanjar dhe Badubg, shtoi Muhari. Dy persona ende konsiderohen të zhdukur.
Nga 600 banorë të goditur nga vërshimet, afro 200 janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në shkollat dhe xhamitë sepse shtëpitë e tyre ende janë të vërshuara, njoftoi agjencia.
Edhe Njoman Sidakarja, udhëheqës i agjencisë për kërkim dhe shpëtim në ishull, deklaroi se vërshimet kanë shkatërruar dy ndërtesa në Denpasar dhe se qasja në aeroportin ndërkombëtar në afërsi të Denpasarit është kufizuar sepse vetëm kamionë mund t’i shfrytëzojnë rrugët.
Presidenti indonezian Prabovo Subianto shprehu ngushëllime dhe e urdhëroi udhëheqësin e agjencisë kombëtare për katastrofa të udhëtojë në Bali që t’i udhëheqë operacionet urgjente dhe të sigurojë përmbushje të nevojave themelore. fc/
Foto: EPA