• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ushtritë ruse dhe ukrainase pretendojnë se kanë arrit suksese ushtarake në fushëbetejë

Ushtritë ruse dhe ukrainase pretendojnë se kanë arrit suksese ushtarake në fushëbetejë

Kiev, 12 qershor 2023 (MIA) – Ushtritë ruse dhe ukrainase sot pretenduan se kanë arrit suksese ushtarake në vijën e frontit, me çka Moska tha se kishte zmbrapsur sulmet e forcave ukrainase, derisa Kievi tha se ka kthyer një fshat tjetër nën kontrollin e saj në rajonin lindor të Donjeckut.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kumtoi se kishte vendosur armatën e saj të parë private, njësinë speciale Ahmat që besohet të jetë nën kontrollin e liderit çeçen Ramzan Kadirov. Kjo u njoftua në kushte të tensioneve në rritje midis ministrit të Mbrojtjes Sergej Shojgu dhe grupit mercenar Vagner në pronësi të oligarkut Evgenij Prigozhin.

Ukraina thotë se ka marrë fshatin Storozhevë në rajonin e Donjeckut. Kievi ende zyrtarisht nuk ka konfirmuar se ka filluar kundërofensivë, por jep indikacione se në rrjedhë është një operacion ushtarak.

"Flamuri ukrainas po valëvitet sërish mbi Storozhevë dhe kështu do të jetë me çdo fshat derisa të çlirojmë plotësisht tokën ukrainase", publikoi zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hana Malar në Telegram.

Fshati Storozhevë gjendet në kufirin midis rajoneve Donjeck dhe Zaporozhje në të njëjtën zonë ku forcat ukrainase dje kumtuan se kanë çliruar qytete të tjera më të vogla.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov deklaroi se "Grupi ushtarak Lindje zmbrapsi tre sulme të armikut në drejtim të Velika Novosilka në Donjeck dhe zonën përreth fshatit Levadna në rajonin e Zaporozhjes.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR