• e diel, 22 dhjetor 2024

Ushtria ukrainase pretendon se një ushtar i tyre është vrarë në granatimin e kryer nga separatistët prorusë

Ushtria ukrainase pretendon se një ushtar i tyre është vrarë në granatimin e kryer nga separatistët prorusë
Kiev, 23 shkurt 2022 (MIA) - Një ushtar ukrainas ka humbur jetën sot në bombardimin e kryer nga separatistët prorusë në vijën e frontit në Ukrainën lindore, kumtoi armata ukrainase. Forcat e armatosura ukrainase nuk saktësuan ku ka ndodhur sulmi, por në kumtesë theksuan vetëm se një ushtar është vrarë nga lëndimet e marra. Armata ukrainase, gjithashtu kumtoi se gjashtë ushtarë janë plagosur në bombardim, transmetojnë agjencitë perëndimore. Përfaqësuesit e republikave të vetëshpallura dhe të njohura nga Rusia në Ukrainën lindore deklaruan se në shpërthime në territorin e tyre kanë humbur jetën tre civilë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR