• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ushtria ukrainase përparon në rajonin Bahmut

Ushtria ukrainase përparon në rajonin Bahmut

Kiev, 12 maj 2023 (MIA) - Ukraina ka njoftuar se ka bërë një përparim në zonën e qytetit të shkatërruar lindor të Ukrainës, Bahmut, epiqendra e luftimeve me forcat ruse. Edhe kreu i kompanisë private ushtarake "Vagner" Evgenij Prigozhin konfirmoi informacionin për përparimin e forcave ukrainase pranë Bahmutit, ku luftëtarët e tij janë në vijën e parë.

Ai akuzoi njësitë e rregullta ruse për "ikje" nga pozicionet e tyre.

"Marrja e Bahmutit nuk do t'i sjellë asgjë Rusisë, sepse krahët po shemben dhe fronti po shpërbëhet, vuri në dukje Prigozhin dhe akuzoi Shtabin e Përgjithshëm rus se po përpiqet ta paraqesë situatën më mirë.

Prigozhin tregoi se ai besonte se një "tragjedi globale për Rusinë" ishte e pashmangshme, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar një video të postuar në kanalin e tij Telegram.

Menjëherë para kritikave të reja të ashpra ndaj kreut të "Vagner", Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj zmbrapsën 26 sulme ukrainase në frontin 95 kilometra në rajonin Soledar.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hana Maljar deklaroi paraprakisht se forcat e Kievit kanë përparuar dy kilometra në rajonin Bahmut. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR