• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ushtria sudaneze planifikon të evakuojë diplomatët e huaj me avionë ushtarakë

Ushtria sudaneze planifikon të evakuojë diplomatët e huaj me avionë ushtarakë

Kartum, 22 prill 2023 (MIA) - Ushtria sudaneze kumtoi sot se diplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Francës do të evakuohen me avionë ushtarakë ndërsa luftimet mes dy ushtrive vazhdojnë rreth aeroportit kryesor në Sudan.

Luftimet në kryeqytetin Kartum hynë në javën e dytë, midis ushtrisë zyrtare dhe rebelëve të udhëhequr nga Mohamed Hamdan Dagalo të mbledhur në një grup të quajtur Forca e Mbështetjes së Shpejtë.

Kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Abdel Fatah Burhan, foli me liderët e disa vendeve që kërkuan evakuimin e sigurt të qytetarëve dhe diplomatëve të tyre nga Sudani dhe premtoi se do të fillonte së shpejti.

Gjatë luftimeve shtatë ditëshe që detyruan shumë banorë të Kartumin të iknin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 413 njerëz u vranë dhe 3,551 u plagosën. Kjo shifër përfshin nëntë të vdekur dhe 50 fëmijë të plagosur.

Me mbylljen e aeroportit kryesor ndërkombëtar të Sudanit, vendet e huaja u kanë kërkuar qytetarëve të tyre në Kartum që të largohen nga qyteti derisa të bëhen planet e evakuimit. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR